Turistët rus në Qerret, Karamuço zbulon detaje të pathëna më parë për vdekjen e tyre

Vijon të mbetet mister vdekja e turistëve rusë në një hotel ne Qerret në 2021, ndërsa detajet që kanë dalë në dritë herë pas here, kanë hedhur dyshime se ata mund të jenë vrarë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se pavarësisht se dukej sikur turistët ishin asfiksuar, në fakt e vërteta qëndron ndryshe. Ai zbuloi se helmet që janë përdorur kanë qenë të tilla, që bënin të dukej sikur në organizmin e këtyre personave kishte dioksid karboni.

“Po e zbuloj për herë të parë këtu, helmet që janë përdorur aty kanë qenë të tilla që inskenonin në organizëm dioksidin e karbonit”, tha Karamuço.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?