Turisti elektrizon protestën: Mos u dorëzoni

Një i ri nga Zvicra u bë pjesë e protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Ai foli në gjuhën shqipe dhe iu drejtua protestuesve me një mesazh inkurajues, duke theksuar se ata nuk duhet të dorëzohen dhe se, sipas tij, kanë mbështetje edhe nga njerëz jashtë vendit. Në përfundim të fjalës së tij të shkurtër, ai u bë pjesë e thirrjeve të protestës, të cilat u përsëritën nga disa prej pjesëmarrësve në turmë.

”Përshëndetje, unë jam Adrian, vij nga Zvicra. Du t’ju them mos u dorëzoni, ju do të fitoni. Njerëzit e botës janë me ju. Rama në burg Berisha në burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?