Turistja peruane bllokohet mes shkëmbinjve në Gramsh, shpëtohet nga policia

Një turiste nga Peruja e cila kishte mbetur e bllokuar mes shkëmbinjve te “Ujëvara e Sotirës” është shpëtuar nga policia.

Turistja ka qenë duke eksploruar me këmbë zonën, kur ka mbetur e bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja duke bërë të mundur nxjerrjen e saj nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Iu rrezikua jeta, si pasojë e ngecjes midis shkëmbinjve, shërbimet e Policisë së Gramshit i vijnë në ndihmë turistes nga Peruja.

Më datë 27.08.2022, në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës”, 1 turiste nga Peruja, duke eksploruar me këmbë zonën, ka mbetur e bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?