Turizëm edhe në juglindje, Policia: Mos abuzoni me muzikën, s’do të tolerohet askush

Placeholder Image

Juglindja ka çelur sezonin veror, të cilin shpreson ta kenë më të mirë se ai i kaluari.Krijimi i një pakete rajonale për gjithë juglindjen ishte orientimi i prefektit të Korçës, Nertil Jole. Ndërsa ashtu si ne sezonet e tjera, Policia e Shtetit duket se ka detyrën më të vështirë por edhe përballjen direkte me qytetarët.

E ndërsa ngjarjet me pasoja të rënda nuk kanë sjellë shqetësime në juglindje, drejtuesi i parë i policisë së qarkut të Korçës ka paralajmëruar se Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë shkelje të normave dhe ligjeve të miratuara për mbarëvajtjen e sezonit.

Fokusi është vënë tek muzika në orët e mbrëmjes, për të cilën drejtuesi i parë Gjovalin Loka ka qenë i prerë Juglindja e vendit pret turistë thuajse çdo stinë të vitit, por në verë numri i turistëve 10-fishohet përfshirë vizitorët vendas dhe ata të huaj.

SHKARKO APP