Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:11 Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh Michael Carrick nuk do të jetë më trajner i Manchester United. Sipas raportimeve të mediave angleze, aventura e tij në krye të “Djajve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Turizmi në pikiatë, ekspertja: Biznesi ka nevojë të mos paguajë, qeveria duhet të ngrijë për 1 vit detyrimet

Aktualitet E diel, 9 Gusht 2020 21:02
Turizmi në pikiatë, ekspertja: Biznesi ka nevojë të mos paguajë, qeveria duhet të ngrijë për 1 vit detyrimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sektori i turizmit, kryesisht ai bregdetar, po përjeton ditët e tij më të zeza. Flora Xhemani Baba, eksperte e turizmit, thotë se situata aktuale e turizmit në gjithë bregdetin shqiptar është më poshtë sesa parashikimet më pesimiste që kishin bërë një pjesë e mirë e ekspertëve të turizmit, ekonomisë dhe aktorë të ndryshëm.

Këtë konkluzion ajo e mbështet në shifra.

Flora Xhemani Baba:Nëse vjet ka korrur rreth 2 miliard euro, të ardhurat aktuale sivjet nuk janë as 500 milion euro dhe mendojmë se do të mbyllen në këto shifra.

Goditjen kryesore turizmi e mori nga mungesa e turistëve të huaj, teksa muaji gusht shihet si shpresa e fundit nga hotelet e vijës së parë për të mbushur sadopak gropën e madhe të borxheve dhe shpenzimeve.

Flora Xhemani Baba: Turizmin e penalizoi mungesa e turistëve të huaj, mungesa e turistëve në charter që vjet kanë qenë 300-400 mijë, sivjet do të jemi në stadin e 40-50 mijë.Mungon totalisht turizmi kulturor duke bërë që të dështojë krejtësisht sezoni turistik në Krujë, në Shkodër, në Berat, në Gjirokastër, me lëvizje të vogla në Sarandë. Nuk është as 5%. Nëse flasim me shifra dhe jo me fluks, është edhe mungesa e të ardhurave financiare. Kemi pushime ditore dhe fundjavore në mes të sezonit turistik. Nga 1 korriku dhe deri me 31 gusht duhet të kishim një sezon deri diku të shëndetshëm te 35-40% pjesëmarrje,ndërkohë që nuk është as 25%. Vetëm gushti ka sjellë një lëvizje të njerëzve, administrata dhe bankat marrin pushimet në gusht që rrit pak shpresën e  hoteleve të vijës së parë për të mbushur sadopak gropën e madhe të borxheve dhe shpenzimeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për Rtv Ora, ajo thotë se biznesi duhej ndihmuar me ngrirjen sëpaku 1 vjeçare të gjitha detyrimeve.

Flora Xhemani Baba:Biznesi duhej ndihmuar në radhë të parë me ngrirjen sëpaku 1 vjeçare të gjitha detyrimeve. Ashtu siç u ngri jeta, gjithçka u mbyll, çdo aktivitet ndali ritmin përveç fasonëve dhe call center-ave që ishin dhe janë vatrat më problematike që çuditërisht nuk u kuptua se pse nuk u mbyllën apo penalizuan, ndërkohë që u rrihet në kokë hoteleve, restoranteve dhe resorteve, ku njerëzit kanë nevojë edhe të qetësohen, të heqin stresin e të gjithë kësaj krize të mungesës së punës.Bizneset kanë nevojë të mos paguajnë, nuk ka munguar në arkën e shtetit këtë vit asnjë taksë, asnjë zë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duhej bërë ky kopmpromis, nuk ka kuptim që një biznes  të mos punojë, të mos ketë të ardhura dhe të paguajë taksa për këto të ardhura. Nuk ka sens logjik. Kjo ka çuar në falimentimin e bizneseve. Rreth 30% e bizneseve mesatare që nuk e kanë biznesin e tyre familjar.70% e agjencive të udhëtimit aktualisht janë mbyllur si aktivitet biznesesh, ato ekzistojnë si biznese në QKR dhe vazhdojnë paguajnë taksa. Ata nuk po punojnë  aktualisht se nuk ka turistë dhe nuk ka kush të udhëtojë. Apo një dukuri absurde që nuk ka ndodhur ndonjëherë, taksa e plazheve të paguhet paradhënie ndaj bashkisë. Është paguar në fund të sezonit dhe ka pasur një tarifë rreth 100 mijë lekë për metër katrorë. Sivjet pagesa është dyfishuar dhe është paguar paradhënie pa filluar ende sezoni.

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 12 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore

Rimëkëmbjen ajo e sheh të pamundur pa mbështetjen e qeverisë.

Flora Xhemani Baba: Nuk mund të realizohet rimëkëmbja pa një paketë mbështetëse ndaj biznesit. Do të mbijetojë ai që ka të ardhura më të mëdha dhe që ka një jetëgjatësi më të shtrirë në raport me bizneset e tjera, ai që e ka pronë të tij, ai që nuk ka një kredi të madhe për të larë, ai që nuk paguan qira për godinën, biznesin e tij. Paketa e ndihmës duhet të jetë ngrirja e taksave jo shtyrja, se i fut në borxhe të reja. Të gjitha këto biznese që vazhdojnë të paguajnë nuk është aspak çudi që të shpallin falimentimin. Rimëkëmbja edhe me ndihmë nga shteti do të dojë një 2-3 vjeçar të plotë.

Etiketat e lidhura

Flora Xhemani Babaturizmi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 3 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 6 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 12 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum
Para 12 minutash

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.