FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turizmi, pedagogia Çuçi: Problem menaxhimi i mbetjeve dhe shërbimi

Pedagogia Ornela Çuçi, e ftuar në ” Open”, thotë se në Shqipëri ka nevojë të rregullohet infrastruktura. Çuçi theksoi se problem janë dhe shërbimet e menaxhimi i mbetjeve.

“Mund ta themi se ne kemi probleme me infrastrukturën rrugore. Po të mos jesh shqiptar, vështirë ta gjesh rrugën për në Dhërmi për shembull. Edhe tabelat mungojnë. Po marr gjithashtu edhe shembullin e Ksamilit. Kur turisti merr shezllongun 50 euro, kur e sheh që ka probleme që është pisët ose rrëzohet mënjanë, zhgënjehet.

Problem është edhe shërbimi. Unë besoj se populli shqiptar duhet të kuptojë se nga puna vijnë të mirat materiale. Duhet të mësojmë kulturën e shërbimit. E fundit si problem do thosha janë mbetjet. Kemi ceduar në menaxhimin e mbetjeve. Ne duhet të bëjmë gjëra, sepse 10 milionë turistë tashmë i kemi”, deklaroi pedagogia Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?