Grusht shteti në Turqi.Ushtria në rrugë. Vendi drejt një lufte civile

Çfarë po ndodh në Turqi?! Ushtria po kontrollon policinë përpara parlamentit. Tanket janë duke marshuar në Urën e Bosforit. Avionët ushtarakë po fluturojnë mbi qytetet kryesore!!!

Media turke raporton se ka të shtëna dhe alarme për bombë, por asgjë njoftim tjetër. Gazeta Corriere Della Sera aporton se kryeministri turk ka konfimruar grushtin e shtetit.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Ankara. Në ajër janë ngritur helikopterë që po mbikëqyrin kryeqytetin turk. Të dy urat e Bosforit që lidhin anën perëndimore me atë të lindore të Stambollit janë mbyllur nga ushtria për motive ende të paqarta. Televizionet lokale po flasin për marrje masash të jashtëzakonshme. Mediat perëndimore citojnë Presidentin Erdogan se bëhet fjalë për një grusht shteti. 

E gjithë ushtria ka kaluar në gatishmëri Tanke dhe avionë luftarakë kanë dalë në rrugët e vendit. Njoftimi për grushtin e shtetit është dhënë rreth orës 22:00 nga Kryeministri.

Situata është ende e pa qartë. Mendohet se një grup brena ushtrisë kërkon të marrë pushtetin me armë. Raportohet se rrjetet sociale janë bllokuar.

“Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që demokracia të qëndrojë. Grushti i shtetit nuk do të ketë sukses. Përgjegjësit e grushtit të shtetit do të paguajnë çmimin më të shtrenjtë”,- tha Kryeministri turk, raporton CCN turk.

Ushtria e Turqinë tashme e ka marr nënë kontroll shtetin. Nga ky moment konsiderohet se kanë rënë qeveria e presidentit Erdogan.

Sipas portalit Tturk Haberturk ushtria e ka marrin kontrollin.

Aeroporti “Ataturk” në Stamboll është mbyllur për shkak të zhvillimeve të fundit në Turqi, raporton Reuters. Kryeministri turk pak minuta më parë ka konfirmuar se një pjesë e ushtrisë ka tentuar grusht shtet.

Në Ankara dhe Stamboll është raportuar se janë parë helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë.Televizionet lokale po flasin për marrje masash të jashtëzakonshme.

Agjencia prestigjioze e lajmeve AFP njoftoi shkurt se ushtria turke ka konfirmuar se ka marrë pushtetin e plotë në Turqi. Këtë lëvizje kryeministri turk e konsideroi një lëvizje të paligjshme.

“Pushteti në të gjithë vendin është marrë nën kontroll në të gjithë vendin”- tha një ushtarak në NTV por pa dhënë më shumë detaje. Për momentin faqja e internetit e ushtrisë nuk punon.

Presidenti Barack Obama është duke përcjell ngjarjet që po ndodhin në Turqi.

Ushtria turke tashmë ka deklaruar se ka marr pushtetin në Turqi, ndërkaq Kryeministria turke ka deklaruar se Qeveria akoma ka legjitimitetin.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Obama është i njoftuar me zhvillimet në Turqi dhe do të informohet për çdo gjë që do të ndodhë në shtetin turk

Komenti i radios gjermane “DW”:

Në Turqi ushtria deklaroi se ka marrë pushtetin. Kryeministri Yildirim deklaroi rezistencë të vendosur.

Putschversuch in der Türkei

Forcat e armatosura turke deklaruan në orën 23.10 se kanë marrë pushtetin në Turqi, “për të ruajtur rendin demokratik dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut”. Më parë kryeministri Binali Yildirim deklaroi në televizion se njësi të ushtrisë kanë nisur një përpjekje për përmbysje.

Türkei Putschversuch Soldaten

“Pushteti në Turqi u mor në tërësinë e tij” u bë e ditur në një deklaratë të ushtrisë të lexuar në televizionin NTV. Para aeroportit të Stambollit janë vendosur tanke. Agjencia e lajmeve Anadollu, e afërt me qeverinë tha se shefi i shtabit të ushtrisë turke, Hulusi Aktar është peng i puçistëve.

23:35 Në një deklaratë nga zyra e Presidentit Erdogan thuhet se bëhet fjalë për përpjekje për përmbysje të një pjese të vogël të ushtrisë. “Ky është një sulm kundër demokracisë turke”. Turqve u është bërë thirrje të dalin në rrugë. Por ushtria ka shpallur ndërkohë gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndalim të gjerë qarkullimi.

23:30 Përpjekja për puç në Turqi ka sipas qarqeve të BE përmasa të mëdha. Pas saj nuk janë vetëm disa forca drejtuese. Ushtria ka marrë kontrollin e aeroportit dhe në vende strategjike në Stamboll, u bë e ditur.

23:20 SHBA dhe Rusia u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të kenë kujdes dhe të jenë vigjilentë. Ministria e Jashtme e SHBA u kërkoi qytetarëve amerikanë që të mos dalin nga shtëpitë.

 

turqia-ushtri

Turchia, colpi d'arma da fuoco a Ankara, chiusi due ponti sul Bosforo

ushtria

SHKARKO APP