Turqi, ky është kundërgrusht shteti… Me një gur vret tre zogj

 Nga Bekir Xhoshkun*/

Komedi…

Ky është kundërgrusht shteti…

Swiss Digital Desktop Reklama

Njësoj si t’i vësh pengesë vetes…

Swiss Digital Mobile Reklama

Civilët shpëtuan ushtarakët prej ushtarakëve…

*

A nuk bëhet ndaj qeverive civile grushti i shtetit?.. Shyqyr që nuk pati asnjë ministër, burokrat apo politikan të arrestuar…

Presidenti kishte dy ditë tashmë që nuk dukej gjëkund…

Pasi erdhi në Stamboll dhe tha, “Unë u largova nga Marmarisi, por ata kishin hedhur bombë atje” dhe u kuptua mirë fare që ishte në Stamboll tashmë, kryengritësit iu drejtuan hotelit ku kishte qenë duke pushuar në Marmaris…

Nuk kishte diçka të tillë…

*

Po kanë edhe një huq të keq ata që duan t’i bëjnë atentat apo grusht shteti këtyre; shkojnë në vend për ta kryer atentatin apo grushtin e shtetit pasi të jetë larguar nga vendi personi në fjalë…

Dhe kjo, për Bylent Arënçin është si ajo historia me atentat mes marangozit dhe kuzhinierit…

*

Lëre pastaj që orari është fare i papërshtatshëm për grusht shteti; 10:15…

Pse në kinema je duke shkuar?…

Pikërisht në kohën kur lëvizja është duke falur jatsinë e së premtes mbrëma…

*

E morën nën kontroll RTT-në, për shembull, po në këtë vend ka plot 65 televizione. Cili është më pak i shikuari? …

RTT-ja…

Plan i paparë deri këtu…

*

Diç e ndërlikuar…

Ta zëmë se u hodh një bombë ndanë Pallatit Presidencial, po nuk ke nga ta kuptosh se e kanë bërë për t’i marrë frytet te Kuvendi? Kush e kupton dot?

*

Unë dhe gjithë shokët e mi në gazetë nuk i kemi aprovuar kurrë grushtat e shtetit dhe e besojmë fort se ata sjellin veç errësirë nga pas…

*

Mirëpo bëhet fjalë për po të njëjtin rrezik:

Ishte një provë force nga tabani i pushtetit…

Dhe u pëlqeu…

S’e fut dot më në shtëpi…

Ajo shtresë për të cilën Erdogani thoshte se “me zor po e mbaj në shtëpi” tani ka dalë në rrugë… Që këtej e tutje ata do të vijnë kudo, në park, në Gezi, në universitet, në shesh, kudo që të ketë ndonjë përpjekje antidemokratike, ata do të vijnë “për të shpëtuar” demokracinë…

*

Ezanët dhe thirrjet që dëgjohen pandërprerë prej xhamive, gjatë gjithë natës… Turma njerëzish që derdhen rrugës duke thirrur tekbir-e, të gatshëm për t’i vënë zjarrin çdo gjëje rreth e rrotull… Njerëz me uniformë, që rrihen, të bërë copë e çikë, dhe që shtyhen sa andej këtej, por që janë duke qarë… Tanket që vjen e i largon bashkia…

Ushtarë me kokë të prerë…

Një Turqi e trembur dhe e frikësuar…

*

Me një gur vret tre zogj:

Kështu fillon edhe spastrimi që do të bëhet në radhët e Këshillit Ushtarak…

por bëhesh edhe hero, çka do të thotë se e ke të hapur edhe rrugën për “Kryetar” të shtetit…

Po u bë edhe prova e një kryengritjeje me bazë fetare…

Hë, do më?

Kaq është e gjitha…

*Analisti i gazetës “Sözcü”, Bekir Coşkun, ka shkruar sot një analizë në lidhje me përpjekjen për grusht shteti në Turqi 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?