Turqia mbledh parlamentin, rikthen dënimin me vdekje?

Pas trazirave që i shkaktuan vendit dhe shtetit, ndaj ushtarëve të grushtit të shtetit, po mendohet ti jepet dënimi me vdekje dhe për këtë pritet që të rikthehet ky dënim.

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i Partisë për Zhvillim Mehmet Muezzinoglu, i cili tha se qeveria do të prezantojë një projekt-ligj që bën thirrje për ekzekutimin e ushtarëve rebelë që u përpoq për të përmbysur qeverinë të premten vonë.

Një fraksion i ushtrisë turke e cila sipas informacioneve të paidentifikuara është besnike ndaj Fethullah Gylenit, hapi zjarr mbi turmat e mëdha dhe sulmoi parlamentin turk në një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi përpara një mocion, i cili do të kërkojë ekzekutimin e atyre që kanë qenë të përfshirë në përpjekjen për grusht shteti”, tha zëvendëskryeministri në një postuar në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muezzinoglu gjithashtu i bëri thirrje përfaqësuesve të OJQ-ve për tu mbledhur në Parlament, dhe mblidhja pritet në orën 1 pasdite.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?