Turqia nis Dritan Rexhepin drejt Tiranës, do përgjigjet për rr*mbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës
Drejtësia turke pranon ekstradimin në Shqipëri të Dritan Rexhepit. Fakti është pohuar nga avokatja e Rexhepit, në procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme për përfshirjen në rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës.
Sipas avokates, drejtësia turke i ka dhënë dakordësinë kërkesës për esktradimin, ndërsa pritet tashmë miratimi i ministrit të Drejtësisë së Turqisë. Burime pranë SPAK bënë me dije se ende nuk kanë një komunikim zyrtar nga autoritetet turke në lidhje me këtë çështje.
Në qeli për zhdukjen e Jan Prengës është vetëm i pandehuri Aldo Majnishta, pasi të tjerët po gjykohen në mungesë. Më herët është dënuar me burg për jetë Festim Bexhdili kopshtari i kompleksit “Golden Resort” ku u mbajt peng Jan Prenga si dhe me tre vite burg menaxheri i resortit, Olsi Turja.