Turqia, si hall i madh edhe për Shqipërinë

Nga Mentor Kikia/Ajo që po ndodh në Turqi është sot zhvillimi më dramatik i Europës. Pasi kishte hartuar listat e viktimave, mijëra gjykatës (një Zot e di c’lidhje kanë ata me pucin ushtarak) policë e ushtarakë të të gjitha niveleve, janë arrestuar e po arrestohen nën një mjedis të dhunshëm, torturues e vrastar.

Jam kundër cdo forme të marrjes së pushtetit me dhunë, apo rrëzimit të tij me të njëjtën formë. Ndaj nuk mbështet asnjë lloj puci.

Por BE tashmë është e qartë se Erdogan e ka dirigjuar vetë atë grusht shteti për të spastruar shtetin, drejtësinë, ushtrinë e policinë nga kundërshtarët e tij, për ti dhënë më në fund fytyrën e një vendi islamik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe nuk kanë munguar që operacioneve dhe dhunës së rrugës ti bashkohen edhe imamët, që mesaduket do të jenë imazhi i Turqisë paskësaj. Ky është një lajm i rëndë për Eropën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo thjeshtë se po shkelen të drejtat e njeriut. Por sepse një vend islamik e radikal po ngrihet mu në portat e saj. Ajo nuk duhet të mjaftohet vetëm me një deklaratë, por padyshim që do të jetë shumë vonë kur të kujtohet për të ndryshuar dicka.

Por një lajm edhe më i rëndë ky është për ne shqiptarët. Jo thjeshtë në sensin humanitar, por për shkak se influenca turke është e llahtarshme këtu. Shumë shqiptarë i pashë të ngazëlluer nga triumfi i Erdoganit.

Në Maqedoni lexova se një tufë hajvanësh shqiptarë grisnin diplomat e kolegjeve të Gylenit, meqë ai është kundërshtar i Erdoganit. E di që do të thoni se kemi të tjera halle sot në Shqipëri e s’kemi hallin e Turqisë. Në fakt s’kemi ne hallin e saj, por me kthetrat e fesë, me këtë politikë servile e të korruptuar që kemi dhe me këtë injorancë që sundon kudo në popull, Turqia do të jetë shumë shpejt halli ynë më i madh.

Dhe ne nuk do të jemi më mbrojtësit e krishtërimit, si në kohën e Skënderbeut, por magazinë e tranzitit të potureve për në Europë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?