Turqi/Momenti kur terroristi qëllon policin në aeroport (VIDEO)
Pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit, “Ataturk”, ku kanë humbur jetën rreth 44 persona, shtypi turk ka publikuar një video, ku njëri nga agresorët ka vrarë një polic.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një agjent i policisë i veshur civil, ka ndjekur nga pas njërin nga tre xhihadistët, pasi dyshonte se mund të ishte një grabitës,
Por pasi është ndalur, agresori ka nxjerrë një armë pistoletë dhe ka qëlluar ndaj agjentit, i cili shembet në tokë. Për momentin nuk dihet nëse ky i fundit ka ndërruar jetë apo jo. Autoritetet turke kanë identifikuar se tre anëtarët e Shtetit Islamik ishin me origjinë nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgistani.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=eTztkyVBZYI” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

