FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqishtja, gjuhë e dytë? Ministrja Evis Kushi: Jemi në fazë studimi

A lidhet vizita e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë, me një marrëveshje që turqishtja të jetë gjuhë e dytë në vend? Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se gjithçka është në fazë studimi dhe askush nuk do të detyrohet që të mësojë një gjuhë që nuk dëshiron.

“Një ndër risitë më të bukura për këtë vit shkollor ka qenë gjuha angleze që në klasën e parë. Sipas kurrikulës së miratuar, në klasën e gjashtë, nxënësit nisin të mësojnë një gjuhë të dytë në klasë të gjashtë. Mund të jetë italisht, gjermanisht, frengjisht e kështu me radhë.

Në lidhje me gjuhën turke, kemi nënshkruar disa marrëveshje në Turqi, mes tyre edhe një marrëveshje në fushën e arsimit. Jemi angazhuar në këtë marrëveshje që të bëjmë një studim nëse ka interes për të mësuar turqishten si gjuhë me zgjedhje. Por, dua të theksoj se në Turqi, gjuha shqipe është përfshirë si gjuhë e dytë në disa zona”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?