Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tushaj: Rama po shpopullon vendin. Në Lezhë ekonomia e rrënuar

Aktualitet E enjte, 23 Janar 2020 19:43
Tushaj: Rama po shpopullon vendin. Në Lezhë ekonomia e rrënuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i LSI-së, Viktor Tushaj, në mbledhjen e strukturave të partisë në Lezhë, tha se LSI është një forcë stabiliteti që të kthejë besimin tek njerëzit, “të rikthejë atë besim dhe atë shpresë që në harkun e këtyre viteve është vrarë në mënyrën më skandaloze”. Nga ana tjetër, ai tha se gjendja ekonomike dhe sociale në Lezhë është e rëndë. “Të vjen keq kur dëgjon kudo njerëz që duan të largohen nga vendi. Unë para pak orësh mora edhe një statistikë për Bashkinë e Lezhës ku 270 nxënës të shkollave të kësaj bashkie kanë unifikuar dëftesat e tyre pikërisht për tu larguan nga Shqipëria. Imagjinoni me gjithë familjet e tyre, që nga muaji gusht. Kjo detyrë, ose ky mision që ka marrë kryeministri i Shqipërisë për ta shpopulluar vendin është shumë i rëndë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 8 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Të dashur vëllezër dhe motra, anëtarë të Lëvizjes Socialistë për Integrim, simpatizantë të saj këtu, e 15 vite, e nderuar Kryetare e Lëvizjes Socialistë për Integrim, Monika Kryemadhi, i nderuar Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Endrit Braimllari, znj Bixha sekretare organizative e partisë. Të dashur pjesëmarrës, në fakt është me të vërtetë një kënaqësi e madhe të ritakohesh me ju, sidomos në çdo fillim viti, pasi është një ogur i mirë për ti uruar secilit prej jush dhe ndërmjet jush familjeve tuaja dhe të gjithë qytetarëve, banorëve të Lezhës, dhe të gjithëve Gëzuar këtë vit dhe qoftë i ndryshimit politik, social, ekonomik për të gjithë ne. Në fakt në këto takime padyshim që bëhen bilance të ecurisë të forcimit të partisë, të të gjithë atyre strukturave të cilat kanë ardhur në rritje dhe forcim të vazhdueshëm. Ju kujtohet atëherë kur e filluam organizmin e Lëvizjes Socialiste për integrim me pak veta dhe askush nuk besonte se LSI-ja do të kthehej në një forcë vitale për të gjithë Shqipërinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fakt kjo është meritë ideatorit dhe themeluesit, z. Meta, por jam i bindur se është meritë e gjithë secilit prej nesh, e anëtarit më të thjeshtë, e atij që besoi në kauzën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, lindi para shumë vitesh si një forcë politike që do të luftonte monopolet në Shqipëri, e kush do ta besonte se pas 15 vitesh jemi akoma më keq, jo vetëm monopole dhe oligark por një ecuri rrënimi ekonomik dhe social në Shqipëri i cili nuk ka të ndalur dhe kjo falë politikës së një personi të ideatorit të tij të kryeministrit të Shqipërisë i cili dalë nga dalë, shkallë-shkallë, po e shkatërron ekonomikisht, politikisht dhe nga pikëpamja sociale gjithë shoqërinë shqiptare.

Të vjen keq kur dëgjon kudo njerëz që duan të largohen nga vendi. Unë para pak orësh mora edhe një statistikë për Bashkinë e Lezhës ku 270 nxënës të shkollave të kësaj bashkie kanë unifikuar dëftesat e tyre pikërisht për tu larguan nga Shqipëria. Imagjinoni me gjithë familjet e tyre, që nga muaji gusht. Kjo detyrë, ose ky mision që ka marrë kryeministri i Shqipërisë për ta shpopulluar vendin është shumë i rëndë. I takon LSI si një forcë stabiliteti që të kthejë besimin tek njerëzit, të rikthejë atë besim dhe atë shpresë që në harkun e këtyre viteve është vrarë në mënyrën më skandaloze. Dëgjojmë kudo për rrënimin ekonomik. Tashmë ënjtur duke folur për skandale njëri pas tjetrit. Koncesionet të jashtëzakonshme që kanë marrë peng buxhetin e shtetit për 20 apo 30 vitet e ardhshme. Por skandalet ku një rrugë prej 2 km i jepet një centralisti për 40 milion euro. E ku ka më skandal se kaq? Në Shqipëri qeverisja, mazhoranca, kryeministri qeverisin të qetë, vazhdojnë punën e tyre duke i vjedhur dhe shantazhuar shqiptarët që të ikin nga vatrat e tyre e të emigrojnë në gjithë botën.

Shqipëria tashmë është e përgjakur, përgjaket çdo ditë në rrugë, nëpër shtëpia, konflikte kudo. Por si të mos ndodhin konflikte kur kryeministri i Shqipërisë del në media dhe thotë: ‘Hëngshin kokat e njëri-tjetrit!’. Çfarë mund të bëjë tjetër një kryeministër kur ai duhet të ishte shembulli, babai i kombit, e duhet t’i nxiste energji pozitive njerëzve që të punojnë në këtë vend, që të ndërtojnë në këtë vend të ardhmen e tyre, sepse vetëm kështu mund të avancojë Shqipëria. Por jo! Shkatërrohen familje të tëra. Përgjaken rrugët nga aksidentet dhe qeveria nuk bën asnjë përpjekje për ta frenuar këtë gjë, por nuk merr asnjë masë. Imagjinoni se çfarë kostoje të jashtëzakonshme ka për familjet shqiptare, për buxhetin e shtetit dhe për gjithë Shqipërinë. Por nuk mundet ta zgjidhë qeveria shqiptare me ‘Testin e Idiotit’. Ky test bëhet në Gjermani atje ku standardet e rrugëve janë këtu e qindra vjet para nesh. Por s’mund të bëhet ky test nga idiotë të tillë të cilët marrin përgjegjësinë kudo nëpër Shqipëri.

Kështu që vëllezër dhe motra të bashkojmë forcat me njëri-tjetrin për kauzën e madhe të shqiptarëve, për shtëpinë tonë të përbashkët, që ta duam shtëpinë tonë të përbashkët. T’u bëjmë thirrje të gjithë atyre njerëzve tanë, të afërmeve që të kthehen në Shqipëri dhe të vazhdojmë punën me LSI që të bëjmë të mundur që kauza jonë për një Shqipëri në integrimin evropian të bëhet sa më shpejt e mundur. Më kujtohet në një konventë që kemi bërë në Tiranë me LSI-në ku deklarove që LSI ka lindur si një forcë pikërisht për të integruar në Bashkimin Evropian Shqipërinë. Por, do të isha njeriu më i kënaqur në botë nëse Shqipëria do të integrohej. Ky është misioni që ka një forcë politike: të rrisë mirëqenien e qytetarëve të vet, të integrojë qytetarët e tij në vendin e vet dhe pastaj të integrohemi në BE. Bashkimi Evropian nuk kërkon që ne të bëhemi pjesë fasadë e tyre, që të jemi për lëmoshë, por na kërkon që ne të integrohemi me standarde.

Më lejoni të falënderoj gjithsecilin prej jush për gjithë angazhimin dhe mbështetjen entuziaste që na jep, duke i kërkuar që të shtrëngojmë radhët gjithnjë e më tepër me qëllim që kur të vijnë zgjedhjet e parakohshme ne të jemi të përgatitur për të realizuar atë çfarë kërkon historia në Shqipëri.

Etiketat e lidhura

lezheViktor Tushaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.