Tv Klan: Opozita nuk bëhet me fëmijë, ndryshojnë në darkë atë që thonë në mëngjes

 

Partia Demokratike, në përpjekjet për t’ia faturuar Kryeministrit Rama dhënien e disa lejeve zhvillimore, ka kritikuar sot edhe Televizionin Klan për censurë.

Tv Klan, dje në kronikën e tij, ka cituar deklaratën e Partisë Demokratike, ku ajo thotë se Edi Rama gënjeu shqiptarët duke dashur t’i ikë përgjegjësisë për lejet e ndërtimit që ka dhënë me firmën e tij dhe se Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë prej këtyre lejeve të ndërtimit.

Nga ana tjetër, kemi dhënë dhe reagimin e qeverisë, që nëpërmjet një dokumenti të firmosur nga Enno Bozdo, në emër të Bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës së Ndërtuesve i kërkohej Edi Ramës, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit që t’u jepte leje ndërtimi disa kompanive të cilat dosjet e tyre ishin përgatitur në bashki para datës se hyrjes në fuqi të vendimit për bllokim të lejeve nga ana e Ramës.

Pra Klan ka dhënë të dy qëndrimet; PD -në që thotë që lejet nuk i ka dhënë Basha dhe Ramën që thotë që lejet mi ka kërkuar Bashkia që t’i jap, me kërkesë e firmë të Enno Bozdos. Jo vetëm me zë, por edhe me figurë janë paraqitur 2 dokumentet të filmuara. Kronika gjendet e plotë edhe në internet.

Ne nuk e kuptojmë ku qëndron censuara e Klan këtu, por si duket kompleksi për firmat e hedhura dhe paburrëria për t’i qëndruar me dinjitet atyre çka kanë rënë dakort kur ishin në atë zyre, i detyron t’ia faturojnë Tv Klanit si censurë.

Megjithatë, meqenëse PD na ka akuzuar për censurë, pavarësisht të vërtetës, ne i kërkojmë ndjesë dhe i premtojmë që nuk do ta përsërisim më.

Por në fund duam t’i themi një gjë, që opozita bëhet me burra dhe jo me fëmijë që çfarë të thonë në mëngjes nuk ta thonë në mbrëmje.

SHKARKO APP