Tymi në Porto Romano, banorët sërish në protestë
Mbetjet urbane vazhdojnë të depozitohen dhe digjen në vendgrumbullimin e tyre në Porto Romano, ndërsa tymi toksik që qëndron pezull mbi zonë i ndihmuar dhe nga era përhapet mbi lagjet e afërta të banuara, korpusin universitar dhe më tej në qytetin e Durrësit.
Banorët shprehen se do të përshkallëzojnë protestën e tyre me veprime konkrete deri në bllokim rruge, pasi jo vetëm shëndetin, por ndotja mjedisore ka marrë dhe merr jetë njerëzore. ”U bënë tre katër ditë nga protesta dhe nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë tymin që rrezikon shëndetin e fëmijëve, të rinjve dhe ka pasur edhe vdekje nga ambienti. Të vihet të shuhen zjarret e të mos hidhen mbetjet, ndryshe do të përshkallëzohen protestat. Do të dalin para bashkisë dhe do të bllokojmë dhe rrugën”, thotë një banor.
Banorët ankohen edhe për veprimtarinë e disa subjekteve të tjera që sipas tyre nuk përdorin teknologjinë më të fundit për të shmangur ndotjet, po e dëmtojnë dhe më tej atë.
KOHA JONË SONDAZH

