U aksidentua në Kamëz, humb jetën 48-vjeçari
Një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi u aksidentua nga një automjet. Sipas policisë viktima është shtetasi Ilir Shima, i cili një ditë më parë u përplas nga një mjet Mercedes Benz.
“Më datë 25.09.2016, rreth orës 05:00, ka ndërruar jetë shtetasi Ilir Shima, 48 vjeç, i aksidentuar më datë 24.09.2016, rreth orës 20:20, në rrugën Tiranë – Kamëz, pranë pallateve Malaiziane, nga mjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A. M., i cili është arrestuar në flagrancë për verën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.”, sqaron policia.
KOHA JONË SONDAZH

