U aksidentuan me njëri-tjetrin, arrestohen dy shoferët në Vlorë

Dy shoferë janë vënë në pranga, pasi mbrëmjen e djeshme në Vlorë janë përplasur me makinat që drejtonin në një nga akset rrugore të lagjes “Osmën Haxhiu”. Për pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar vetë dy shoferët si dhe dy pasagjerë të tjerë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Ata janë shtetasit, N.Xh., 21 vjeç, banues në Vlorë si dhe K.I., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ditën e djeshme, në një nga akset rrugore të lagjes “Osmën Haxhiu” Vlorë, këta shtetas duke drejtuar automjete të ndryshme, janë përfshirë në aksident me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar vetë si dhe dy pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?