U arrestua për zjarrvënie në Kukës, 47-vjeçarit i gjendet edhe një kallashnikov
Forcat e Policisë kanë arrestuar sot një 47-vjeçar i akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme në malin e Gjallicës, në Kukës. Autori i dyshuar është vënë në pranga. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin me inicialet E.O., banues në fshatin Nang.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia sekuestroi edhe një armë e tipit kallashnikov shi dhe municionet përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
KOHA JONË SONDAZH

