U arrestuan gjatë protestës së PD-së, detyrim paraqitje për 14 persona
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për 14 personat e arrestuar pas protestës së opozitës më 10 shkurt në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Prokuroria kishte kërkuar masa më të rrepta: dy persona me burg, tre në shtëpi dhe detyrim paraqitje për të tjerët.
Sipas njoftimeve zyrtare, të arrestuarit dyshohen për kundërshtim të punonjësve të policisë, veprime të dhunshme ndaj tyre, dëmtim të pronës shtetërore dhe hedhjen e molotovëve drejt policisë dhe institucioneve shtetërore.
Nga incidentet e regjistruara në protestë u plagosën disa efektivë të cilët morën djegie në trup.
Në spital mori ndihmë mjekësore dhe deputeti Bledjon Nallbati i cili u plagos në kokë nga policia.
KOHA JONË SONDAZH

