U bë ”mollë sherri” për vrasjen, 14-vjeçarja: Më kanë shfrytëzuar për 1 vit
Gjyshja e Ardit Hidës, i cili qëlloi me thikë dy vëllezërit Florenc dhe Mikel Kovaçin në Elbasan, thotë se mbesa është droguar dhe është shfrytëzuar për prostitucion.
Vetë 14-vjeçarja thotë se është përdorur për shpërndarjen e lëndës narkotike për 1 vit e gjysmë. Ajo thotë se miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit.
”E kapi vëllai im nga kraharori. Unë e kapa dhe e tërhoqa. Florencin e kisha shok, kurse me Mikelin isha më ndryshe, isha më shumë se shokë. Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Ma jepnin dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë që më kanë shoqëruar. Pjesa e shfrytëzimit ka qenë, më kanë shfrytëzuar për 1 vit të gjithë personat që Mikeli dhe Florenci i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narkotike. Kam folur dhe me familjen time, por isha treguar aq budallaqe sepse i ktheva shpinën familjes”,-tha ajo për ”Top Channel”.