U çel pak ditë më parë, aksi i ri nga Farka në Shkozë mbyllet sërish. ARRSH njofton si ndryshon qarkullimi

U çel pak ditë më parë për qarkullimin e automjeteve, por rruga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës duket se do të mbyllet sërish.

Lajmi është i ditur nga ARRSH e cila njofton se për shkak të punimeve në Unazën Lindore të Tiranës ky aks do të mbyllet për një afat 14 ditor.

Njoftimi i ARRSH:
📍Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nesër datë 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.

🚖Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.
🚸Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut ⬇️
⚠Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.
🤝Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!

SHKARKO APP