U dërguan për të ndihmuar: 10 mjekët shqiptarë nisin punë në Itali, 20 infermierët fillojnë të mërkurën

Të dhjetë mjekët që u dërguan në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit kanë nisur punën ditën e martë në spitalin e Breshias. Ndërsa, 20 infermierët do të fillojnë nesër, të ndarë sipas pavijoneve ku janë nevojat më të mëdha.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila pati një lidhje direkte me mjekët në spitalin e Breshias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ermal Pashai, një nga mjekët e dërguar në Itali u shpreh:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne mjekët filluam të gjithë punë sot, infermierët do të fillojnë nesër. Reanimatoret kanë filluar punë në reanimacion, ndërsa unë me gjithë doktoreshën tjetër jemi tek repartet e COVID subintensiv, në repartet e pneumologjisë. Ndërsa doktoresha që vinte nga Instituti i Shëndetit Publik është tek tamponët me gjithë dy mjekë të tjerë. Ndërsa dy mjekë janë vendosur në triazhim. Edhe infermierëve u kanë përcaktuar vendet dhe po i pajisin me veshjet e duhura dhe nga nesër do të fillojnë shërbimin.”

Manastirliu ju shprehu mbështetjen mjekëve dhe u kërkoi që të kujdesen për veten.

“Një këshillë kisha. E para forca dhe kujdes veten të gjithë ju, pra kujdes materialet e mbrojtjes personale, veshja e duhur për të mos rrezikuar veten. E dyta, ju jeni krenaria jonë, ne kemi besim tek ju dhe do të doja që nëpermjet jush dhe gjithë ekipit tjetër t’ju uroja suksese në këtë mission humanitar”, u shpreh Manastirliu.

Italia mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi ne Evropë me 101,739 raste të konfirmuara dhe 11,591 viktima. Spitalet në veri të vendit janë të “mbipopulluar” ndërsa një numër shumë i madh mjekësh kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?