FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U ekstraduan në Itali! Dy kushërinjtë shqiptarë në listën e 100 personave më të kërkuar, fshiheshin në Dibër

Dy kushërinjtë Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç dhe Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç të dy banues në fshatin Rreth-Kalë të Dibrës. Policia ka reaguar në një njoftim zyrtar ndërsa thekson se këta shtetas ishin të dënuar për vrasje.

Gjithashtu dy kushërinjtë rezultojnë të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera.

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në komunën Gricignano d’Aversa, më datë 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B. C. dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F. S., për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?