U emëruan nga KLD, betohen 9 magjistratët e rinj
Aktualitet E Mërkurë, 28 Prill 2021 20:15
Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë janë betuar 9 magjstratët e rinj, të cilët u emëruan me short prej tij në mbledhjen e fundit.
Shtatë prej tyre ankimuan vendimin në Gjykatën Administrative, pasi nuk ishin dakord me këtë mënyrë përzgjedhjeje.
Magjistratët kërkonin pezullimin e dekretit të Presidentit deri sa çështja të përfundonte shqyrtimin.
Një ditë më parë gjykata rrëzoi kërkesën e tyre për sigurimin e padisë.
KOHA JONË SONDAZH

