U fut për të grabitur një banesë, hajduti u gjet pa jetë
47-vjeçari Ilir Zarka humbi jetën në rrethana të pazakonta, teksa kishte tentuar të kryente një vjedhje në Fier. Viktima ka tentuar të futet në një banesë duke thyer xhamin e dritares.
Dyshohet se është ngjitur me ndihmën e një stoli, por gjatë përpjekjes për të hyrë, ka humbur ekuilibrin pasi stoli i ka rrëshqitur nga këmbët. Gjysma e trupit i ka mbetur e bllokuar në dritare, duke mbetur i varur për orë të tëra gjatë natës, çka dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.
Trupi i pajetë është konstatuar në orët e mëngjesit nga një fqinj, i cili kujdesej për banesën në mungesë të pronarit. Sipas Nikollaq Lules, vëllai i pronarit të banesës, shtëpia trekatëshe i përket Uan Lules, i cili prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij. Ai tha se fqinjët kanë njoftuar policinë sapo konstatuan ngjarjen.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Fierit.
KOHA JONË SONDAZH

