U gëzua për sulmin në Nice; Reagon shqiptari: “Më vodhën adresën, unë s’kam ofenduar njeri”
Tmerri që përjetoi Franca, në sulmin në Nice kudo është shfaqur ndjenja e solidarizimit. Por në këtë vorbull tronditjesh dhe lutjesh për viktimat dhe të shpresës se do të jetë masakra e fundit, një shqiptar ka shokuar mediet sociale. Në dy postime mbrëmë në facebook, i quajtur Ebu Ajla Kanita, e ka cilësuar kampion dhe 31-vjeçarin që solli vdekjen e dhjetëra të pafajshmëve të duhur dhe komenti është shoqëruar me të qeshura.
Saktësisht, në dy postime mbrëmë shkruhej se: “Në Francë një kampion ka marrë me vete shumë pederastë dhe i ka shtypur. Kjo ka ndodhur në ditën e tyre të paradës. Tani zyrtarisht janë të paktën 30 të vdekur, po alhamdulila pritet të rritët numri hahahaha”. Më pas është shpërndarë një postim i gazetës NBC News dhe ai ka shtuar se: “Elhamudulila një kampion plas në një grup parade gay-sh apo pederastësh në Nicë të Francës. Allahu i shfarostë llojin e këtij populli”.
Pas kritikave të shumta që shqiptari ka marrë në adresë të tij ka reaguar duke thënë se dikush i kishte vjedhur adresën. Ai është shprehur: ”Selam Alekum një sqarim për të gjithë mbrëmë dikush më ka hakuar adresën e facebookut edhe mezi e kam zhbllokuar. Tani shumë mesazhe kanë ardhur me ofendime duke mos e ditur çfarë është bërë. Unë s’kam shkruajtur e as kam ofenduar njeri, Allahu ju ruajtë”.

KOHA JONË SONDAZH

