U gjet i pajetë buzë detit. Zbardhen detaje të reja: 30-vjeçari kishte hematoma në kokë

30-vjeçari ende nuk është identifikuar, ndërkohë që nga ekspertiza ka rezultuar se ai kishte hematoma në kokë, çka shton dyshimet se mund të jetë dhunuar.

Një shenjë që mund të identifikojë 30-vjeçarin është një tatuazh me një kafkë në njërën dorë.

Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç”, sqaron dje policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?