U gjet i pajetë në banesë me plumb në trup, policia jep detaje nga ngjarja në Farkë

Policia e Tiranës përmes një deklarate për mediat ka dhënë detaje nga ngjarja që ndodhi sot në Farkë, ku një 37-vjeçar u gjet i pajetë në banesë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00. Sipas policisë, dyshohet se Eugen Lazri dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.

“Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP