U gjet i vrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë, kush është 34-vjeçari i dënuar në vitin 2021

Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë-Krujës.

Viktima I. Ndoj banues në fshatin Hasan të Krujës është gjetur në rrugën dytësore të fshatit.

34-vjeçari është dëmtuar në këmbë me armë zjarri dhe dyshohet se ka humbur jetën nga gjakderdhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se I. Ndoj është gjetur në një kanal anash rrugës nga familjarët e tij të cilët kanë dalë për të shkuar në punë dhe rastësisht kanë parë familjarin e tyre në kanal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas informacioneve, ai rezulton i arrestuar në vitin 2021 për trafik emigrantësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?