U godit me grusht nga Nallbati, Gjykata e Lartë rikthen për shqyrtim çështjen e Vullnet Sinajt
Gjykata e Lartë ka rikthyer për shqyrtim në Apelin e GJKKO-së vendimin e dhjetor 2024 për pushimin e hetimeve për deputetin Belidon Nallbati, i kallëzuar nga Vullnet Sinaj për dhunë fizike. Fjala është për seancën e 30 tetorit 2023 ku Nallbati gjatë debatit godet me grusht deputetin socialist. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) pranoi kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve, vendim që u la në fuqi dhe nga Apeli i Posaçëm. Sinaj ka kërkuar rihapjen e hetimeve, dhe Gjykata e Lartë e ka rikthyer çështjen për rishqyrtim në Apelin e GJKKO-së.
KOHA JONË SONDAZH

