U hap edhe kutia e parë në Kukës, ka supriza
Aktualitet E Hënë, 12 Maj 2025 00:32
Është hapur edhe kutia e parë në qarkun e Kukësit. Nga kutia e qendrës së votimit numër 0674/00, ku rezultonin 535 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar vetëm 178 prej tyre.
PS prin me 76 vota, PD e ndjek me 48 dhe PSD e Tom Doshit renditet forcë e tretë por me diferencë shumë të ngushtë me demokratët.
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ka marrë vetëm 1 votë nga kjo kuti e parë, e hapur në Kukës.
KOHA JONË SONDAZH

