U kap me armë pranë selisë së PS, dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i cili u arrestuar me një armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, në shkurt të vitit 2020.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Pas arrestimit, Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Ai u pikas nga punonjësit e Gardës, teksa ishte me armë pranë selisë së PS, dhe u ndalua nga forcat “Shqiponja”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?