U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë

Efektivi i policisë së Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar një ditë më parë në pikën kufitare të Mendares nga Policia e Kosovës, është pezulluar nga detyra.

28-vjeçari është larguar në drejtim të Kosovës pasi ka mbyllur shërbimin e natës dhe në vijim kishte 2 ditë pushimi, duke mos njoftuar fare eprorët e tij për daljen jashtë kufijve.

Ai prej rreth 3 vitesh ishte pjesë e policisë, ndërsa edhe më herët është marrë me transport të mallrave nga Shqipëri në vende të Evropës dhe Britani të Madhe, dhe anasjelltas, te emigrantët shqiptarë atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sasia e konsiderueshme e parave që iu sekuestrua prej 1 milion eurosh, dyshohet se mund t’i përkas tjetër kujt, të ardhura nga aktivitetet kriminale, dhe Kaziu e 2 personat e tjerë po i sillnin në mënyrë të paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim pritet kontakt me autoritetet kosovare për sqarimin e rrethanave të plota të përfshirjes së policit Kaziu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?