U kapën duke marrë ryshfet, pezullohen nga detyra dy policët e rrugores
Dy punonjësit e Policisë së Shtetit të denoncuar përmes një videoje për ryshfet, janë pezulluar nga puna. Bëhet fjalë për Y.J. dhe N.H. efektivë të Qarkullimit Rrugor Lezhë.
Policia ka sqaruar se, pas shqyrtimit të këtij rasti rezultoi se dy punonjësit e policisë të shfaqur në video kanë qenë me shërbim në aksin rrugor Lezhë-Tiranë.
Dyshohet se ata përveçse kanë marrë para, punonjësit e policisë pasi kanë ndaluar mjetin nuk kanë kryer asnjë verifikim, nuk kanë zbatuar procedurat standarde duke mos i komunikuar drejtuesit të mjetit arsyen e ndalimit për shkeljen e konstatuar prej tyre.
KOHA JONË SONDAZH

