U lanë në burg, çfarë deklaruan para GJKKO Embro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi për Ergys Agasin
“Nuk e di çfarë krimi kam bërë unë, që i kam çuar supë e ushqim”. Kështu ka deklaruar gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, Embro Sulejmani në lidhje me skandalin e SHISH. Gjatë seancës Sulejmani ka thënë se e njeh Agasin, pasi janë të dy nga Durrësi.
Ndërsa oficeri i policisë shkencore Kalluçi ka pohuar se nuk mban mend që të ketë dërguar akte sekrete Agasit, ashtu siç e akuzon SPAK.
Gjykata e Posaçme la në burg përgjegjësin e Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmanin. Ata akuzohen për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “përkrahje të autorit të krimit”, për dosjen ndaj Ergys Agasit.

