U lirua sot nga Gjykata, banori i “Astirit”: Kam qenë me duar në xhepa. Do të vijoj të protestoj

Gjykata e Tiranës e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e Kujtim Yllit, një nga protestuesit e ndaluar pak ditë pas protestës së dhunshme ku u hodhën disa blloqe betoni, ndërsa u shkulën dhe disa nga mjetet rrethuese të rrugës.

Në një intervistë për mediat gjatë protestës së ditës së sotme, Kujtim Ylli u shpreh i vendosur se do të vijojë që të protestojë për banesën e tij.

Ai u shpreh se nuk është dhunuar nga policia, ndërkohë që vlerësoi dhe vendimin e gjykatës që sipas tij është i drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në rradhë të parë. Ju falendoroj motra dhe vëllëzër. Ju falendroj që po përpiqeni me mish dhe me shpirt për të drejtën e tyre. Kam qenë me duar në xhepa si qyetar i drejtë. Vajta unë dhe thash kam protestuar për shtëpinë time. Policinë e falenderoj nuk më ka ngacmuar njeri, nuk më ka prekur njeri. Falenderoj gjykatën. Nuk jam shpellar unë, jam Kujtim Ylli dhe do mbetem i njëjtë. Do vijoj që të protestoj sepse kam 27 vjet në atë banesë. Ma prish shtëpinë mua ti!? Kush je ti more zotëri?! Mos të na shqetësojnë me policë. Nuk e prek dot njeri shtëpinë time. Më kanë rrespektuar të gjithë. Shtëpia është mëkat të prishet. Shtëpia është e shenjtë. Falenderoj shumë dhe Klevis Balliun.”- u shpreh Kujtim Ylli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?