U mbyll edhe tetori, asnjë protestë. Po vjen 3 nëntori!

(Ky shkrim mund të ndiqet edhe në video)

Nga Daniel Muçaku-

U mësuam me premtimet e Berishës dhe Metës se do të bëjnë namin me protesta. Njëherë thanë në shtator, më pas e shtynë në tetor. Tani po mbyllet edhe ky muaj e asgjë në horizont.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po rreken me ca protesta të vogla sa për të mbajtur motorin ndezur, por nuk duket se kanë ndërmend të fillojnë protestat e premtuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë po vjen 3 nëntori, data kur gjykata e apelit në Tiranë do të japë vendimin final se kujt i përket PD, pra Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.

Natyrisht nuk ka njeri që nuk e di se ajo i takon Bershës, por jetojmë në Tironë dhe gjithçka mund të ndodhë!

Me sa duket Berisha po pret datën 3 nëntor. Më pas nuk dihet nëse protestat do të jenë kundër kryeministrit Rama apo kundër gjykatës që mund t’ia japë vulën dhe emrin grupit Alibeaj-Basha.

Të presim, por së paku të mos lenë demokratët në pritje të protestave që prej muajit gusht, të cilët mezi presin të “vallëzojnë” në Bulevardin kryesor të Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?