U mbyt me një kokërr kumbulle, vdes tragjikisht 4-vjeçari
Aktualitet E Premte, 20 Gusht 2021 04:08
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ditën e sotme, ku një fëmijë 4 vjeç, ka humbur jetën papritur.
Ai ka vdekur në mënyrë aksidentale, ndërkohë që ka qenë duke konsumuar një kokërr kumbulle.
Por me sa duket ajo i ka bllokuar organet e frymëmarrjes, duke i shkaktuar vdekjen.
I vogli që është shuar papritur është identifikuar si 4 vjeçari me inicialet M. Xh.
KOHA JONË SONDAZH

