U merrte lekë shoferëve që parkonin në vend publik, përfundon në pranga

Policia e Durrësit ka arrestuar për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasin M. P., 31 vjeç, pasi është kapur në flagrancë, në lagjen nr.1, në vendin e quajtur “Pishinat e qytetit”, duke u marrë para drejtuesve të mjeteve që parkonin në parkim publik.

Duke përfituar nga qindra turistë që kanë mbërritur në Durrës edhe nga jashtë vendit për festën e pavarësisë, ky person i ka detyruar ata që të paguajnë në një parkim publik.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP