FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U merrte para studentëve për t’i kaluar në provime, arrestohet pedagogu në Korçë

Një pedagog i fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin ‘Fan Noli’ ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër si bashkëpunues me të.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pedagogu i arrestuar është Alket Dino, ndërsa personi tjetër i arrestuar është Xhevi Dervishi.

Mësohet se, Dino ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët. Sipas të dhënave Dervishi dyshohet se ka ndërmjetësuar duke ofruar një shumë ndaj pedagogut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?