U mor i pandehur nga SPAK, Malltezi shkon në Apelin e GJKKO
Aktualitet E Premte, 13 Shtator 2024 09:32
Jamarbër Malltezi, i cili u mor i pandehur për aferën ‘Partizani’ nga Prokurorie e Posaçme për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Apelin e Posaçëm.
Seanca zhvillohet për zëvendësim mase dhe informacion lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”. Seanca në Apelin e GJKKO zhvillohet për Berishën dhe Malltezin.