U ndërpritet energjia 3.949 debitorëve. Policia arreston 25 persona, 21 të tjerë kërkim

Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE-së vijon punën në terren  në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .

Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 122 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, ku janë kryer kontrolle të përbashkëta  në 6.136 raste .

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 58 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 58 autorë, ndër ta 4 elektriçistë të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 25 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .

Janë shpallur në kërkim 21 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 12 persona , ndër ta 4 elektriçistë për shpërdorim detyre.

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 3.949 lidhje të abonentëve debitorë dhe 54 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 299 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Rezultatet e kësaj jave janë publikuar nga Policia e Shtetit  e cila në njoftimin e saj thekson se  "Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

SHKARKO APP