U nis drejt Turqisë për kurim, Covid-19 i merr jetën drejtorit të Bashkisë së Tiranës
Aktualitet E Hënë, 12 Tetor 2020 11:01
Në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta kreu i Drejtorisë së Punëtorëve të Bashkisë së Tiranës, Feti Fanaj.
Fanaj ishte dërguar për kurim në Turqi pas përkeqësimit të shëndetit nga koronavirusi, teksa pas mesnate mësohet se ka ndërruar jetë.
Miqtë e tij kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.
Fanaj la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e vogël.
Fanaj la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e vogël.