U padit nga Beqaj për shpifje, gjykata e shpall Bashën të pafajshëm
Gjykata e ka shpallur të pafajshëm kreun e PD-së, Lulzim Basha duke rrëzuar në këtë mënyrë padinë e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Pas vendimit, Beqaj tha se do ta vazhdojë këtë betejë ligjore, ndërsa theksoi se Prokuroria dhe Gjykata në këtë mënyrën po legjitimojnë fyerjen dhe shpifjen.
Ministri i Shëndetësisë pretendonte se kreu i opozitës ka shpifur ndaj tij në një deklaratë të bërë më 17 nëntor të vitit që shkoi.
Basha e ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë se ka favorizuar në tendera kompani, me të cilat ka konflikt interesi.
KOHA JONË SONDAZH

