U përjashtua si avokat i Berishës, reagon Gjokutaj: U vendos diktatura
Aktualitet E Enjte, 26 Tetor 2023 18:53
Pas një seance që zgjati tre ditë dhe pas konfirmimit të masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar ish-avokati i tij i përjashtuar nga procesi Genc Gjokutaj. Në reagimin e tij në Facebook Gjokutaj shkruan se GjKKO ka zhbërë institutin e Mbrojtjes në proces, ndërsa sipas tij, vetëm në proceset politike veprohet kështu.