U përmend në përgjimet e antimafias, reagon Ilir Kulla
Pasi emri i tij doli në përgjimet e antimafias italiane, Ilir Kulla ka sjellë një reagim në emisionin “Opinion”.
Përmes një mesazhi të dërguar tek gazetari Blendi Fevziu, ai ka bërë të ditur se nuk është takuar ndonjëherë me shefin e antimafias ashtu sikurse dëgjohet në përgjim.
“Ta them unë shumë, shkurt. Odeta, gruaja e tij që është nga Shkodra është mjekja ime dhe ky është burri i vet. Sigurisht që shefin e Antimafias s’do e takoja nëpërmjet këtij kapterrit dhe shefi i antimafias nuk takohet në kafe te Zogu i Zi. Odeta është mjeke e shkëlqyer gastro-hepatologe, zonjë grua dhe mjeke e zonja. As s’e kam takuar dje as kam takuar ndonjëherë shefin e prokurorise antimafia”, thoshte Kulla në mesazhin e tij.