U përpoq të shpëtonte vëllain e vogël, mbytet në liqen 20-vjeçarja në Itali

Një vajzë 20-vjeçare nga Verona është mbytur pasditen e djeshme në liqenin Garda në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se Anna Lorenzi, e cila do të mbushte 21 vjeç në prag të Krishtlindjeve, u hodh në ujë për të shpëtuar vëllain e vogël 14-vjeçar.

Për fat të keq, ajo nuk ishte aq e fortë sa për të mposhtur rrymën dhe filloi të zhytej nën dallgë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëllai i saj u shpëtua nga dy zhytës të cilët u shkuan në ndihmë kur dëgjuan britmat, por, Anna iu kishte humbur nga shikimi dhe për shkak të lodhjes së mundshme u fundos pa u rishfaqur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që familjarët ndoqën nga toka operacionet e shpëtimit, në vendngjarje kanë shkuar personeli i kapitenit të portit dhe mjekët me një ambulancë, përveç zjarrfikësve që kanë kontrolluar zonën nga lart me helikopter.

Trupi i 20-vjeçares i pajetë u nxor më vonë nga uji nga zyrtarët e rojës bregdetare. E reja kishte përfunduar në një thellësi prej gjashtë metrash.

Për minuta të gjata ekipet e shpëtimit u përpoqën të ringjallën vajzën, por çdo përpjekje ishte e kotë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?