FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U plagos me armë në kokë, 17-vjeçari ndërron jetë në spital

17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.

I riu ishte transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, pasi u plagos në banesën e 19-vjeçarit Rigels Sylaj, në zonën e Kthesës së Kamzës.

Ngjarja ndodhi teksa 19-vjeçari dyshohet se po u tregonte një armë zjarri pa leje shokëve të tij, kur arma është shkrepur duke plagosur në kokë 17-vjeçarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të rinjtë kishin deklaruar se kishin dëgjuar të shtëna nga jashtë dhe e kishin gjetur të plagosur në oborr, por më pas kanë pranuar se incidenti kishte ndodhur brenda banesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?