U plagos rëndë nga sulmi rus, kush është gruaja që u bë simbol i rezistencës ukrainase

Gruaja ukrainase, e cila u bë simbol i rezistencës, ka dhënë një mesazh për Vladimir Putinin.

52-vjeçarja Olena Kurilo, e cila u fotografua jashtë shtëpisë së saj në Chuhuev e gjakosur, ka treguar se ka ende cifla xhamash të ngulitura në lëkurë dhe sy, e ka frikë për shikimin e saj. Ajo ka një lutje për Putinin, që të ndalojë këtë agresion dhe të vendosë qetësinë në vend.

“Pasi Putin bëri deklaratën e tij duke njohur LPR [Republikën Popullore Luhansk] dhe DPR [Republikën Popullore të Donetskut], ne e pamë me kujdes situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne menduam se një zhvillim politik, por nuk e menduam se do të kishte luftë. Asnjëherë nuk kisha menduar se do shihja vdekjen time me sy, ishte një nga makthet më të tmerrshme që kam parë”, tha Kurilo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ka treguar më tej se është gjysmë ruse.

“Unë flas mirë ukrainisht, por rusishtja është gjuha ime e nënës”, ka thënë gruaja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?